Bastiset shtëpia e ish-kryeprokurorit të Apelit, Haxhi Dërguti i dyshuar për korrupsion

Policia e Kosovës të premten në mëngjes ka bastisur shtëpinë e ish-kryeprokurorit të Apelit, Haxhi Dërguti, i cili po dyshohet për korrupsion.

Lajmin për “Betimi për Drejtësi”, e ka konfirmuar Besim Kelmendi, ushtrues i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, transmeton Klan Kosova.

“Lidhur me rastin mund t’ju njoftoj që ka pasur bastisje”, ka thënë shkurt Kelmendi pa dhënë detaje të tjera.

Ndryshe, ish-kryeprokurorit të Apelit, Haxhi Dërguti po dyshohet për korrupsion pas publikimit të një video-incizimi në media.

Ai po dyshohet se ka marrë 150 mijë euro për të ndikuar në kryerjen e disa lëndëve në gjykatat e Kosovës.

Pas publikimit të kësaj afere kishte reaguar edhe Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), e cila kishte premtuar se do të marrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me kompetencat ligjore dhe kushtetuese.

SHARE