Boris Johnson: Në Angli më 2 dhjetor hiqen masat kufizuese për parandalimin e Covid-19

Boris Johnson ka konfirmuar se bllokimi i dytë kombëtar në Angli do të përfundojë më 2 dhjetor. Boris Johnson hoqi bllokimin e dytë, duke paralajmëruar se kufizimet për parandalimin e Covid-19 do të hiqen plotësisht deri në Prill të këtij viti.

Në një deklaratë që mbajti ditën e sotme, Kryeministri tha se ka një ‘rrugë shpëtimi’ pasi konfirmoi se izolimi i dytë kombëtar do të përfundojë në Angli në 2 Dhjetor.

Ai tha se palestrat mund të hapen përsëri në të gjitha nivelet, ndërsa ekziston potenciali për tubime të vogla familjare gjatë sezonit festiv. Sportet spektatorë gjithashtu do të jenë në gjendje të bëjnë një rikthim por duke zbatuar masat mbrojtëse. Por megjithatë masa kufizuese nuk do të hiqet për pub-et dhe restorantet, pasi ato nuk do të jenë të hapura pas orës 22:00.

Johnson tha se britanikët ‘kanë nevojë për Krishtlindje’ ndërkohë rregullat që do të duhen të zbatojnë njerëzit gjatë këtyre ditëve do të njoftohen së shpejti.

SHARE