Ky është personi nga Klina që po kërkohet nga Policia

Policia e Kosovës po kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor.

Sipas Policisë, bazuar në ligj për publikimin e fotos me shënime tjera të personit të kërkuar më urdhëresë të Gjykatës Themelore nё Pejë-Dega në Klinë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, lëshon këtë kërkesë për bashkëpunim me qytetarët.

“Personi i kërkuar është ILVAIM (Imer) ZIMMERLI- GASHI i lindur me 04.06.1979 në Sferkë- Klinë I pandehuri është i kërkuar për veprën penale “Mashtrim”. Numrat e telefonit dhe adresat elektronike kontaktuese për të kontaktuar Policinë e Kosovës: 192 dhe 080019999 (pa pagesë), 039 432 327-Drejtoria Rajonale Pejë. E-mail adresa: [email protected]“, thuhet në njoftim