FSK merr pjesë në stërvitjen ‘EFES 2022’ në Turqi (VIDEO)

Pjesëtarë nga Forca e Sigurisë së Kosovës po marrin pjesë në Stërvitjen ‘EFES 2022’ në Turqi, ku 37 vende aleatë dhe partnerë të NATO-s po zhvillojnë aftësitë ushtarake për të vepruar së bashku.

Stërvitja ‘EFES 2022’ është një nga stërvitjet më të mëdha të organizuara nga Forcat e Armatosura Turke.

Në deklaratën e bërë nga Ministria e Mbrojtjes së Turqisë, thuhet se qëllimi i stërvitjes është zhvillimi i aftësive ushtarake të forcave të përbashkëta, për të mbuluar të gjitha detyrat që mund të caktohen, dhe të ruhet gatishmëria luftarake.

Stërvitja e këtij viti mblodhi pothuajse 10,000 personel nga 37 vende, duke përfshirë Kosovën, Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Bosnjë dhe Hercegovinën, Libinë, Italinë, Azerbajxhanin, Pakistanin, Shqipërinë, Kazakistanin, Kirgistanin, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Francën.

SHARE