S’ka liberalizim për pjesëtarët e UÇK-së, arrestohet në Merdar Hasan Dakaj

Avokati, Xhevdet Smakiqi përmes llogarisë së vet në “Fecebook” ka bërë të ditur se sot në kufirin Kosovë-Serbi në Merdarë është arrestuar nga policia serbe ish ushtari i UÇK-së, Hasan Dakaj.

Smakiqi ka bërë të ditur se eshtë autorizuar nga familja e Dakajt për të mbrojtë të drejtat ligjore të të arrestuarit.

“Familja Dakaj është nen frikë dhe ankth të madh pasiqë polica serbe e ka arrestur, Hasan Dakajn, ish-pjesëtarin e UÇK-së dhe sipas informatave të para e kanë dërguar në qendrën e ndalimit në Kurshumli dhe mund t’i nenshtrohet torturave fizike e psiqike apo edhe me keq”, kështu ka shkruar Smakiqi.

Njoftimi i plotë:

S’ka liberalizim për pjesëtarët e UÇK-së!

Sot jam autorizuar nga Familja Dakaj nga Prizreni qe te mbroje te drejtat ligjore te familjarit te tyre Hasan Dakaj i lindur me 10.08.1980 nga Prizreni i cili veç se ka qene pjestar i UÇK-se është arrestuar ne Merdare rreth ores 09:00h te mengjesit derisa po udhtonte me vëllaun e tij drejt Italise.

Familja Dakaj është nen frikë dhe ankth te madh pasiqe polica serbe Hasan Dakaj ish pjestarin e UÇK-se sipas informatave te para e kanë dërguar ne qendren e ndalimit ne Kushumli dhe mund ti nenshtrohet toroturave fizike e psiqike apo edhe me keq.

Unë menjëherë do te ndërrmarrë veprime duke ushtruar kerkese pranë MPJD-se qe te intersohet per fatin e shtetasit te Kosoves Hasan Dakaj i arrestuar sot ne mengjes ne Merdare nga policia serbe vetem pse ka qene ish pjestarë i UÇK-se.

Si Avokat i Familjes Dakaj i bëjë thirrje urgjente MPJD-se qe permes kanaleve diplomatike te kërkoi lirimin e Hasan Dakaj dhe ti lejohet levizja e lirë sikurse çdo shtetasi te Kosoves pa diskriminim.

Stop persekutimit te shtetasve te Kosoves nga shteti i Serbise e cila po shkel lirine fundametale te levizjes se lirë me fokus ish pjestarëve te UÇK-se.