Kupa e Botës Katar 2022: Sot luhen dy ndeshje në çerekfinale

Pas dy ditësh pauzë, Kupa e Botës Katar 2022 vazhdon sot me ndeshjet e çerekfinales.

Kroacia ndeshet me Brazilin, nga ora 16:00, ndërsa Holanda me Argjentinën nga ora 20:00.

Fituesit e këtyre dy ndeshjeve do të ndeshen mes vete, në gjysmëfinale.

Në 1/16 e finales, Kroacia eliminoi Japoninë, në penallti, ndërsa Brazili Korenë e Jugut, me rezultat të thellë, 4-1.

Ndërkohë, për të arritur në çerekfinale, Holanda mposhti SHBA-në, ndërsa Argjentina Australinë, me të dy ndeshjet që përfunduan me rezultat 2-1.