Liga Unike: Golden Eagle Ylli fiton dramën kundër Pejës

Golden Eagle Ylli ka fituar dramën në Ligën Unike në basketboll kundër Pejës me rezultat 93-92.

Për tu zbuluar fituesi i takimit u nevojit që ndeshja të shkoj dy herë në vazhdime, pasi në kohë të rregullt rezultati ishte i barabartë, 71-71, ndërsa në vazhdimin e parë, Peja e barazoi në sekondën e fundit rezultatin në 83-83,

Lojtari më i dalluar tek Golden Eagle Ylli ishte Erjon Kastrati, me 31 pikë, gjashtë asistime dhe pesë topa të vjedhur, kurse tek Peja ishte Henrik Sirko me 23 pikë, tri asistime dhe nëntë topa të vjedhur

Me këtë fitore, Golden Eagle Ylli gjendet në pozitën e dytë me katër pikë, aq sa ka edhe ekipi i Kamzës nga Shqipëria, kurse Peja gjendet në pozitën e katërt me tri pikë.

SHARE