Xhafer Tahiri jep shenja se po shkon drejt Vjosa Osmanit

Miratimi në shikim të parë i Buxhetit për vitin 2021 nga Kuvendi, ngjalli reagime të ndryshme nga disa kryetarë komunash.

Ndër ta është edhe Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Xhafer Tahiri, i cili tha se ky buxhet është i padrejtë për Vushtrrinë,

Ai kritikoi Qeverinë e udhëhequr nga LDK dhe listoi 5 projekte të cilat duhet të parashihen në kuadër të ndarjes së buxhetit:
1. Zgjerimi i rrugës magjistrale Nedakovc-Vushtrri
2. Rritja në 1 milion e mjeteve buxhetore për projektin e rregullimit te shtratit të lumit Silnica (sipas Memorandumit të nënshkruar në mes të Komunës dhe MEA)
3. Përfshirja në Ligjin e Buxhetit të projektit të Unazës së poshtme të Vushtrrisë
4. Rregullimi i parkut rekreacional “Taraxha”
5. Ndërtimi i rrugëve në fshatrat e Vushtrrisë: Skoqen, Samadrexhë-Dumnicë, Sllakoc-Kurillovë dhe rrugëve lokale në qytet.

Një kritikë e tillë ndaj Qeverisë, në kohën e para zgjedhjeve të jashtëzakonshme po shihet si një sinjal i Tahirit për anim nga Vjosa Osmani.

Rikujtojmë se Xhafer Tahiri edhe më herët, ka pasur disa përplasje me kryesinë e Lidhjes Demokratike si dhe njihet për afërsinë politike me Vjosa Osmanin.