Binak Ibish Maloku nga Pllaqica thërret për ndihmën tuaj!

Një grup mërgimtarësh nga Pllaqica e Malishevës kanë bërë një thirrje për të gjithë ata që kanë mundësi që ta ndihmojnë bashkëfshatarin e tyre Binak Ibish Maloku, i cili para disa vitesh ka lënduar syrin deri sa po punonte për të siguruar jetesën e familjes së tij.

Binaku ka nevojë për ndihmën e secilit që ka mundësi, ngase atij i duhet një operim jashtë shtetit ( në Turqi) dhe kjo po i kushton atij 20 mijë euro, shumë kjo e pa përballueshme për të dhe familjen.

Binak Ibish Maloku, para dy vitesh deri sa po punonte si punëtor krahu për t’ia siguruar bukën e gojës familjes së tij, e ka lënduar syrin pasi i kishte rënë në sy një sasi e çimentos me gëlqere, duke i shkaktuar probleme serioze me të parë dhe shëndet në përgjithësi.

Duke mos pasur mundësi financiare për shërim, atij ka filluar ti përkeqësohet gjendja shëndetësore dhe të pamurit nga dita në ditë. Mjekët i kanë rekomanduar atij që sa më para ta operoi syrin në njërën nga Klinikat Onkologjike të Turqisë. Klinika e atjeshme i ka dërguar profaturën ku kanë vlerësuar shpenzimet për trajtimin e Binakut dhe shuma e kërkuar për trajtim kap shifrën 20 mijë euro.

Kjo shumë është e pa përballueshme për Binakun, andaj u bëjmë thirrje krejt njerëzve vullnetmirë, mërgimtarëve të fshatit, miqve, dashamirëve, që t’i ndihmojmë Binakut, që mos ta humb krejtësisht të pamurit e syve dhe që për këtë familje të mos shuhen shpresat e jetës, sepse ai është kryefamiljari i familjes.

Binak Ibish Maloku është kryefamiljari i familjes, ka gruan me dy fëmijë ,nënën dhe dy vëllezër me të vegjël nën përkujdesje.

Numri i xhirollogarisë dhe dokumenti nga spitali i Ankarasë:

Numri i llogarisë: XK052023000181146746