Ekspertja e protokollit ndërkombëtar anëtarësohet në Vetëvendosje

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka njoftuar se që nga sot partisë së tij i është bashkuar ekspertja e protokollit ndërkombëtar, Shenaj Shala.

Shala ka qenë shefe e protokollit dhe këshilltare e jashtme politike në kohën kur Kurti ishte në krye të Qeverisë.

Në njoftimin e anëtarësimit të Shenaj Shalës në LVV Kurti ka përshkruar pozitat e larta që ka pasur në OKB dhe institucione të tjera anëtarja e re e partisë së tij.