Rasim Millaku iu adresohet qytetarëve të Klinës:Do të jem zë i fuqishëm i juaji

Inxhinieri i diplomuar, Rasim Millaku është pjesë e listës së PDK-së për Kuvendin Komunal në Klinë.

Millaku i cili mban numrin 5 përmes një postimi në FB ka thënë se do të jetë zë i fuqishëm për qytetarin duke adresua problemet e tyre.

Ky është postimi i plotë:

Të dashur bashkëvendas,

Edhe në këto zgjedhje mora përgjegjësi nga Partia Demokratike- dega në Klinë që të kandidohem për Asamblenë Komunale.
Përmes besimit tuaj do të jem zë i fuqishëm në Kuvendin Komunal për shumë qështje që duhet adresuar dhe përmirësuar në Klinën tonë.