Hysni Gucati ka arritur në Kosovë, nesër organizohet pritje madhështore në Skenderaj

Gjykata Speciale ka aprovuar kërkesën e ish-luftëtarit të UÇK-së, Hysni Gucatit për lirim me kusht nga burgu në Hagë, sipas burimeve të Gazeta10, Hysni Gucati pritet të lirohet sot.

I kontaktuar nga Gazeta10, kryetari i degës së OVL-UÇK-së, Emin Lati, ka deklaruar se në javën e ardhme pritet të bëhet publik vendimi për lirimin me kusht të Gucatit.

Nga ana tjetër sipas informacioneve të redaksisë sonë, për dallim nga Gucati, ish ushtari i UÇK-së, Nasim Haradinaj do të lirohet nme kusht në muajt në vazhdim.

Nesër dega e OVL-UÇk në Skenderaj do të organzitoj pritje në sheshin e qytetit.

Kjo, në nder të ardhjen së Hysni Gucatit në Kosovë, pas lirimit të tij nga burgu i Hagës.

Sipas burimeve të Gazeta10, gjatë së mërkurës do të ketë homazhe e nderime në Prekaz si dhe në Kompleksin e Dëshmorëve në Marinë.