Akuzohej se nuk i ka deklaruar aksionet nëpër kompani, dënohet asamblisti i PDK-së në Ferizaj

Lulzim Abazi, këshilltar në Asamblenë Komunale në Ferizaj, është gjetur fajtor dhe është nga Gjykata në Ferizaj.

Abazi i cili akuzohej për mosdeklarim të pasurisë është dënuar me 500 euro gjobë dhe gjashtë muaj burg me kusht.

Aktgjykimi dënues ndaj tij është shqiptuar pasi i akuzuari fillimisht e ka pranuar veprën penale me të cilën ngarkohej, duke thënë se veprën e kishte kryer nga pakujdesia.

Sipas aktakuzës, më 29 mars 2019, në Ferizaj, i akuzuari në pozitën e Këshilltarit të Asamblesë Komunale Ferizaj, i cili sipas ligjit ishte i detyruar të bëjë deklarimin e pasurisë, të të ardhurave, të dhuratave, të dobisë tjetër pasurore, nuk i ka paraqitur të dhënat e kërkuara në deklaratë.

Tutje sipas Prokurorisë i akuzuari  në formularin për deklarimin e pasurisë për periudhën 1 janar deri më 31 dhjetor të vitit 2018 nuk ka paraqitur të dhënat lidhur me zotërimin e aksioneve në shoqëri tregtare dhe atë bizneset “Hotel LYBOTEN” shp.p.k me 25% të aksioneve, “LB – Ecoplan” sh.p.k me 100% të aksioneve, “Newco Hotel Luboten LL.C me 16.67% të aksioneve, “Tropicana A&L Mining” sh.p.k me pronar djali i tij A. A. me 100% të aksioneve, “LLF Control” sh.p.k bashkëpronar djali i tij me 50% të aksioneve dhe nuk ka deklaruar pasurinë e luajtshme mbi 3,000 euro, automjetin në emër të djalit të tij A. A. të markës Land Rover.