Hoti nga Klina: Diskutuam për rrugën e fitores, vetëm me LDK-në shteti ka normalitet

Kandidati për kryeministër nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Avdullah Hoti nga Klina ka thënë sot se vetëm me LDK’së shteti ka normalitet.

Këtë deklaratë Hoti e dha gjatë takimin me strukturat dhe me simpatizantët e LDK’së në këtë qytet.“Takim me struktura dhe simpatizantë diskutuam për rrugën drejt fitores sonë të përbashkët”, ka shkruar ai.

Postimi i plotë:

Mesazhi nga Klina, vetëm me LDK-në shteti ka normalitet!Takim me struktura dhe simpatizantë diskutuam për rrugën drejt fitores sonë të përbashkët.

Vullneti dhe entuziazmi i tyre tregonte qartë nevojën për të vazhduar me frymën e shtëpisë sonë politike.Do të përkrahim bizneset sepse janë shtyllë e rëndësishme për zhvillimin ekonomik të vendit.Zoti e bekoftë Klinën!Zoti e bekoftë LDK-në.