Vrasja e Liridona Ademajt, sot protestë gjithëpopullore me moton “nuk ka paqe pa sigurinë e grave”

Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do ta organizojë sot protestën gjithëpopullore me moton “nuk ka paqe pa sigurinë e grave” pas rastit të vrasjes së 30 vjeçares Liridona Ademajt.

“Ju njoftojmë se këtë të marte, 5 dhjetor, duke filluar nga ora 18:00, ne thërrasim protestë gjithëpopullore në sheshin ‘Zahir Pajaziti’ në Prishtinë. Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare!”, thuhet në njoftim e KMVF-së.

“Këtë javë u njoftuam se një polic e përdhunoi një të mitur në Gjakovë, e një burrë pagoi vrasjen e bashkëshortes së vet në Prishtinë”.

“Sipas, Kolektivit për Mendim dhe Veprim Feminist, dhuna e gjinizuar ndaj vajzave dhe grave dhe femicidi nuk janë incidente të izoluara apo simptoma të problemeve psikologjike të kryerësve të këtyre krimeve”.

Protesta do të mbahet në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë duke filluar nga ora 18:00, transmeton Klankosova.tv.

“Thërrasim në organizim dhe veprim të gjitha/ë anembanë Kosovës që të mblidhemi dhe të themi njëzëri që nuk ka paqe pa sigurinë e grave dhe të kërkojmë që dhuna e gjinizuar dhe femicidi të trajtohen si urgjencë kombëtare! Të martën, bëhemi bashkë të gjitha/ë në shesh, e çdo ditë tjetër luftojmë krahas vajza e grave. Për siguri dhe liri për gratë dhe vajzat në Kosovë!”