Më 14 mars kujtohet dëshmori Ali Ahmet Berisha, në 33 vjetorin e rënies heroike dhe e 4 dëshmorëve të tjerë

Më 14 Mars bëhen 33 vjet nga rënia e dëshmorit Ali Ahmet Berisha dhe e 25 vjetorit të dëshmorëve: Ramiz Januz Berisha, Musli Ahmet Berisha, Agim Brahim Gashi dhe Agron Halil Gashi.

Me këtë rast pikërisht në këtë datë në ora 11:00 do të mbahen homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Zajm të Klinës.

Familjarët e dëshmorëve kanë ftuar përfaqësues të institucioneve të komunës së Klinës, udhëheqës të OVL-UÇK-së, familjet e dëshmorëve, invalidët ,familjar të të zhdukurve e veteranët, e bashkëvendas të bashkësis lokale të Sferkës të dëshmorit Ali Ahmet Berisha, e qytetarët që të marrin pjesë në këtë përvjetor.

“Ardhja e juaj ndëron veprën sublime të dëshmorëve dhe respekton familjet e tyre!”, shkruhet në njoftimin dhe thirrjen e familjes së dëshmorit, Ali Ahmet Berisha.