Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se java do të fillojë me mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas njoftimit vranësirat të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh,

Temperaturat maksimale të kësaj jave do të arrijnë deri në 28 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë i Instituti Hidrometeorologjik:

E hënë- Mot me diell dhe vranësira të shpërndara. Vranësirat gjatë ditës parashihen të dendësohen duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11-14 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë dhe lokalisht e fortë nga drejtimi i verilindjes.

E martë- Mot i vranët dhe me intervale me diell. Vranësirat vende-vende mund të sjellin riga të dobeta të shiut, kryesisht në viset e larta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmje10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 20-23 gradë Celsius. Do të fryjë erë nga drejtimet e ndryshme e lehtë deri mesatare.

E mërkurë -Mot kryesisht me diell, në viset për rreth relievit malor parashihen vranësira të shperndara. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 9-11 gtradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 22-25 gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i veriperendimit.

E enjte – Mot kryesisht i ngjajshëm me ditën e merkurë vetëm se në vlerat e temperaturave maksimale parashihen rritje të lehta. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 24-27 gradë Celsius. Do të fryjë erë drejtimesh të ndryshme e lehtë deri mesatare.

Të premtë –Dita e premte parashihet të jetë dita më e nxehtë e kësaj jave. Parashihen vranesira të lehta dhe intervale të gjata me diell. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 10-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalete e ditës parashihen të lëvizin ndërmje 25-28gradë Celsius. Do të fryjë erë e lehtë nga drejtimi i verilindjes.