Adem Grabovci: Pak janë 60 mijë veteranë, kam dëshirë të jenë më shumë

Ish-shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci, është rikthyer sërish në ekran dhe atë pas një kohe relativisht të gjatë.

Në një intervistë dhënë lajmi.net, ai ka komentuar çështjet kryesore aktuale politike, ndërsa doemos se përgjatë bisedës u përmendën edhe ato të së kaluarës.

Një nga pikat që u prekën ishte edhe ajo e shumëdiskutuara, për veteranët. Sipas ish-ligjvënësit, numri prej 60 mijë veteranësh është shumë i vogël.

Ai ka dëshirë që ky numër të jetë edhe më i madh, duke çmuar kështu kontributin e njerëzve që janë angazhuar për liri të vendit.

“Për mua janë pak 60 mijë veteranë, kam dëshirë të jenë edhe më shumë”, tha ndër tjerash ai.