U mbajt mbledhja komemorative me rastin e vdekjes së Dr. Gjon Gjidodës

Komuna e Klinës ka mbajtur sot mbledhjen komemorative me rastin e vdekjes së Specialistit të Mjekësisë Familjare në QKMF, doktor Gjon Gjidodës, ku kanë marrur pjesë Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, Drejtori i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Hekuran Sejdiu, ish kolegë, miq dhe familjarë të të ndjerit.

Në emër të Komunës së Klinës, para të pranishmëve ka folur Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i cili e çmoi lartë jetën dhe veprën e Doktor Gjidodës, duke e vlerësuar si një njeri të drejtë, punëtor dhe shumë profesionist.

Kryetari Elezaj në emër të Komunës u shprehu ngushëllimet më të sinqerta familjarëve dhe tha se ndarja e papritur nga jeta e Doktor Gjidodës ishte shumë e rëndë si për familjarët ashtu edhe për të gjithë ata që e kanë njohur këtë njeri punëtor dhe fisnik.