Edona Gjosha në fanellën kuq e bardh të Dukagjinit

Klubi i volejbollit të femrave “Dukagjini” ka arritu akordim të transferoj supervolejbollisten nga Mitrovica, Edona Gjosha.

Edona Gjosha, ishte pjese e ekipit KVF “Trepça”, KVF “Ferizaj”, dhe kampionit të Kosovës në volejboll “M-Technologie”.

Gjosha është sportiste e cila përveç volejbollit merret edhe me atletikë ,ku ka dëshmuar sukses te madh dhe duke thyer rekorde shteti.

Dukagjini tani ka kryer përforcimin më të madh deri tani në histori të klubit.

Duke i uruar mirëseardhje, drejtoresha Kristina Lazri, ndjehet tepër e lumtur dhe e nderuar me pranin e saj dhe theksoi se tani ekipi qe ajo udhëheqë është më afër se kurr Superligës.