“Do ta vras veten”, prishtinasi telefonoi gruan e më pas kreu aktin!

Dje në fshatin Radashefc të Komunës së Prishtinës, një grua ka njoftuar Policinë se burri i saj i ka thënë përmes telefonit se do ta vras veten.

Policia së bashku me të kanë shkuar në atë fshat dhe e kanë gjetur burrin e vdekur.

Pranë viktimës është gjetur një armë dhe një gëzhojë, teksa dyshohet se ai ka bërë vetëvrasje.

Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, njofton Policia e Kosovës.