Sokol Bashota dhe Esat Raci të pandalshëm: Nuk ka asgjë që mund ta ndalë fitoren e PDK-së

PDK në Klinë po vazhdon fuqishëm mobilizimin në zgjedhjet lokale që do të mbahen së shpejti.

Kryetari i kësaj dege, Sokol Bashota dhe kandidati për kryetar të Klinës, Esat Raci sot kanë qenë në disa fshatra.

Bashota përmes një postimi në FB ka thënë s’e ndalë rrugën e fitores.

Ky është postimi i Bashotës:

Takuam qytetarë të Siqevës, Shtaricës, Ujmirit dhe Doberdolit me zemrën plotë, me bindjen e thellë dhe besimin e pathyeshëm se nuk ka asgjë që mund ta ndalë rrugën e fitores së PDK-së me 17 tetor.
PDK në aleancë me qytetarët, me 17 tetor do t’i thotë lamtumirë qeverisjes së keqe në Klinë. Jemi më të bashkuar se kurrë për fitoren e PDK-së dhe të kandidatit për kryetar të Komunës, Esat Raci.
Mirënjohës për besimin e dhënë! Na priftë e mbara!