Brahimaj: Dujaka, beson fuqishëm që me Ramushin president, Kosova është me sigurt!

Kandidati për deputet në listën e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Lahi Brahimaj, po merr përkrahje dhe mbështetje gjithandej vendit.

Qytetarët dhe strukturat e AAK-së, mbështesin Brahimajn, e kjo u vërejt edhe në takimin që pati ai Dujakë.
Në disa imazhe të shpërnda nga vet Brahimaj në faqen zyrtare FB, shihet mobilizim i jashtëzakonshëm, teksa ai tregon se banorët e kësaj ane, besojnë fuqishëm që vetëm me Ramush Haradinajn si president, Kosova është më e sigurt.
“Dujaka të gatshëm për zgjedhjet e 14 shkurtit, besojnë fuqishëm që me Ramushin president, Kosova është me sigurt”, shkruan Brahimaj.