Aksident trafiku në Drenas, vetura përfundon mbi mbrojtëset e rrugës

Një aksident trafiku ka ndodhur sot në Arllat të Drenasit, në rrugën nacionale Prishtinë –Pejë.

Një lexues i Reporteri.net ka dërguar foto ku shihet që një veturë ka përfunduar mbi mbrojtëset anësorë të rrugës.

Policia ka dal në vendin e ngjarjes, për të siguruar mbarëvajtjen në komunikacion, ndërkohë që po i bënë ekzaminimet e nevojshme.

Ende nuk dihet se si ka ardhur deri të aksidenti dhe nëse ka të lënduar.