Fantastike, Dukagjini debuton me fitore në UEFA Conference League

Skuadra kosovare, Dukagjini ka shënuar një fitore të madhe në ndeshjen e parë në UEFA Conference League ndaj Europa FC.

Klubi kosovar fitoi me rezultatin 2 me 1 në ndeshjen e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri”,

Golat për skuadren e Armend Dallkut i shënuan: Bujar Shabani dhe Iljas Zulfiji.

Kurse për mysafirët e shënoi Pozo në fundin e pjesës së parë.

Ndeshja e kthimit zhvillohet javën tjetër në Gjibraltar