Lahi Brahimaj në Baicë: Të bashkuar si dikur Dukagjin e Drenicë fitorja do të jetë po aq e sigurt

Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Lahi Brahimaj, ka vazhduar takimet elektorale në Baicë të Drenasit, shkruan Gazeta Inzoom.

Brahimaj ka thënë se në Drenicë ndihet sikur në Jabllanicë. Ai ka theksuar se të bashkuar si dikur Dukagjin e Drenicë fitorja do të jetë po aq e sigurt.

Postimi i tij:

Sot i nderuar që isha në Baicën e heroit tonë Rasim Kiqina, gjatë vizites time në këtë vend mu kujtua buka që kemi ngrënë bashkë me heroin Rasim Kiqina në shtepinë e Rrahman Kiqinës.

Unë ndihem si në Shqiponjën (Jabllanicën) time në këto anë të Drenicës sepse nuk po vimë për vota vetëm por kemi ardhur ndër vite, kemi ardhur të ofrojmë e kerkojmë ndihmë në ditë të vështira për ne dhe Kosovën.

Të bashkuar si dikur Dukagjin e Drenicë fitorja do të jetë po aq e sigurt.

#AAK135

#RamushHaradinaj1

#LahiBrahimaj22