Erdogan: Putini dëshiron t’i japë fund luftës, sa më shpejt të jetë e mundur

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan beson se Rusia synon t’i japë fund konfliktit në Ukrainë sa më shpejt të jetë e mundur.

I pyetur se sa shpejt mund të përfundojë lufta në Ukrainë, Erdogan tha se duhet theksuar se qëndrimi i Rusisë është shumë i rëndësishëm.

Në Uzbekistan, u takova me presidentin Vladimir Putin dhe pata një bisedë të detajuar me të, tha lideri turk dhe shtoi se lideri rus tregoi se ai përpiqet t’i japë fund konfliktit sa më shpejt të jetë e mundur.

“Gjërat janë mjaft problematike tani. Mendoj se do të ketë një hap të rëndësishëm përpara”, tha Erdogan, raporton N1.

Ai gjithashtu theksoi se ai përpiqet që lufta të përfundojë në mënyrë paqësore.