Miratohet projektligji që rregullon kalimin transit të forcave të huaja

Komisioni për çështje të sigurisë dhe mbrojtjes në mbledhjen e mbajtur të martën ka miratuar në parim Projektligjin për statusin, qëndrimin e përkohshëm dhe kalimin transit të forcave të huaja të armatosura në territorin e Republikës së Kosovës.

Kryetari i Komisionit,  Bekë Berisha, ka theksuar se ky projektligj ka për qëllim rregullimin e statusit të forcave të armatosura dhe të civilëve gjatë qëndrimit dhe kalimit nëpërmjet Kosovës.

Ky komisioni në këtë mbledhje ka miratuar në parim edhe Projektligjin për shtetësinë e Kosovës dhe atë për Këshillin e Sigurisë së Kosovës.