Me datë 6, 7 dhe 8 qershor, mbahet festivali mbarëkombëtar “I Këndojmë Lirisë” në Klinë

Komuna e Klinës tash e 20 vite organizon festivalin folklorik – mbarkombëtar “I Këndojmë Lirisë”, festival ky që organizohet për nder të luftës heroike të Mujë Krasniqit dhe bashkëluftëtarëve të tij.

Kemi nderin të ju njoftojmë që edhe për këtë vit është gati çdo gjë dhe në datat 6, 7, dhe 8 Qershor do të jehojë këngë e valle folklorike nga të gjitha trojet shqiptare duke filluar programi në Çabiq për të vazhduar tri netë me radhë në qytetin e Klinës -Sheshi “Mujë Krasniqi”.

Ftoheni të jeni pjesë e netëve të vleshme dhe heroike në përkujtim të atyre që ranë për liri.

Gjithashtu gjeni këtu dhe programin e festivalit.

SHARE