Gjendja po përkeqësohet nga vërshimet në Klinë

Reshjet e shiut nuk po ndalojnë në shumë pjesë të territorit të Kosovës. Ndër qytetet e prekura nga vërshimet, është edhe qyteti i Klinës. Klina info po qarkullon nëpër terenin e qytetit dhe fshatrave të kësaj komune. Për dallim nga mesdita, gjendja po shkon e po përkeqësohet nga uji. Vendet që iu është rënduar e po u rëndohet gjendja nga reshjet janë “Ura e Haxhisë”, Shtarica, Grabanica, por edhe shumë fshatra të tjera.