Uji i pijes, IKSHPK me rekomandime për qytetarët e Deçanit, Klinës e Istogut

Instituti Kombëtare i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka bërë të ditur se është në monitorim të vazhdueshëm në lidhje me situatën e krijuar pas reshjeve të shiut.

IKShPK ka deklaruar se së bashku me ORShP Pejë është në bashkëveprim dhe në kontakt të vazhdueshëm me KRU Hidrodrini – Pejë.

“Bazuar në të dhënat e inspektimit nga tereni, vërehet turbullirë e shtuar e ujit dhe atë kryesisht në rajonin e Deçanit, Klinës dhe Istogut. Situata është nën kontroll dhe monitorim të vazhdueshëm me mostrimin e ujit për pije”, thuhet në njoftim.

Tutje IKShPK-ja ka rekomanduar që uji para përdorimit të vlohet dhe të konsumohet uji për pije nga resurset e sigurta ose uji i ambalazhuar.