Arrestohet një person në Skenderaj, u kap me mbi 1000 euro false

Një person në Skenderaj është arrestuar, pasi gjatë kontrollit policia i ka gjetur para të falsifikuara.

Policia ka bërë të ditur se gjatë orëve të mbrëmjes të datës 15 prill patrulla policore në Skenderaj ka ndaluar një veturë me targa vendore, në të cilën ndodheshin drejtuesi dhe dy pasagjerë, ku gjatë ndaljes dhe komunikimit me drejtuesin e veturës, tanimë të dyshuarin, kanë vlerësuar si të nevojshëm një kontroll të detajuar të veturës.

“Si rezultat i veprimeve të ndërmarra gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit kanë hasur në një sasi të parave (kartëmonedhave) në bankënota të ndryshme, në vlerë 1030 € (njëmijetridhjetë euro), të cilat dyshohen se janë të falsifikuara. Në cilësi të provave materiale nga ana e krim-teknikës janë evidentuar dhe sekuestruar 41 (dyzetenjë) monedha nga 10 euro, 31 (tridhjetë e një) monedha nga 20 euro”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në cilësi të të dyshuarit është intervistuar A.V., 22-vjeçar, i cili pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt.

Po ashtu bëhet e ditur se ndaj tij është iniciuar rast për veprën penale “Falsifikim i parasë”.