Në Skenderaj: Gjendet pa shenja jete një grua, dyshohet se u vetëvra me pushkë gjuetie

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë ditës së sotme në fshatin Llaushë të Skenderajt, ku një grua është gjetur pa shenja jete,

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë me dije se kanë pranuar thirrje për ndihmë, pasi një grua në lagjen Haziraj dyshohej se ishte në rrezik për jetën si pasojë e plagëve që kishte marrë nga një armë zjarri.

Ekipi mjekësor i Emergjencës ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë gjetur trupin e viktimës. Pas ekzaminimeve mjekësore, mjeku ka konstatuar se viktima ka ndërruar jetë.

Sipas informacioneve të para të cilat i posedon Sinjali, e ndjera dyshohet se i ka dhënë fund jetës së saj me një pushkë gjuetie.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë edhe njësitë policore të cilët po kryejnë ekzaminimet e nevojshme që ndihmojnë në zbardhjen e rrethanave të rastit.

Sinjali do të iu mbajë të informuar me detajet e reja lidhur me rastin.