Luzi: Ferizaj nuk na vuri në vështirësi gjatë lojës

Ndihmëstrajneri i Dukagjinit, Artan Luzi ka thënë se Ferizaj nuk i ka vënë në vështirësi gjatë lojës.

Por, ai ka përgëzuar Ferizajn për disa skema që i bëri gjatë ndeshjes.

Dukagjini fitoi 3:1 nga Ferizaj në Klinë.

“Kemi punuar shumë gjatë kësaj kohe dhe kemi pasur kohë për të marrë veten. Ferizaj është një skuadër e mirë, sidomos në 20 minutat e para. Por, zëvendësimet e Armend Dallkut dhanë frytet e veta. Kemi një moment të mirë. Edhe vjet kemi pasur një fazë të katërt të mirë dhe shpresoj të vazhdojmë kështu. Nuk është se Ferizaj bëri gabime. Është ekip për kompliment. Uroj që të mos bie nga elita, sepse ka skuadër të mirë. Gjatë lojës nuk është se na vuri në vështirësi, ndërsa e përgëzoj Ferizajn për disa skema të mira”, ka thënë Luzi. Ai udhëhoqi ekipin në vend të trajnerit të parë, Armend Dallkut që ishte i suspenduar.