Djali i ik nga Kosova, babai i kërkon falje që nuk mundi t’ia plotësonte kushtet

Besar Kabashi, nga Korisha e Prizrenit, ka lëshuar sot Kosovën.

Të shtunën në mesditë ai është përgatitur dhe ka marrë rrugën drejt kurbetit, sikur shumica e të rinjëve në vend.

Afrimi, babai i Besarit, përmes një njoftimi, është shprehur i pikëlluar për ndarjen me të birin.

Kabashi ka shkruar se asnjëherë nuk ka menduar që do të ketë këso lloj ndarje me të.