Asfalti bëhet copa-copa nga vërshimet në Malishevë

Rruga që lidhë fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, është dëmtuar rëndë dhe është tërësisht e pakalueshme,

Në fotografitë e dërguara nga komuna e Malishevës, shihet se si rruga është këputur dhe asfalti është larguar në tërësi.

“Si pasojë e reshje të shumta dhe vërshimeve, rruga që lidhë fshatin Rud të Malishevës me fshatin Sferkë të Klinës, është dëmtuar rëndë dhe është tërësisht e pakalueshme, pasi rruga është këputur dhe asfalti është larguar në tërësi. Luten të gjithë ata që mendojnë të kalojnë nëpër atë rrugë, të mos udhëtojnë në atë pjesë, por të shfrytëzojnë rrugët tjera”, thuhet në njoftimin e komunës.