Vritet një shqiptar në Itali, dy të tjerë plagosen

Sherri mes dy bandave rivale, asaj shqiptare dhe tjetrës së përbërë nga shtetas me origjinë marokene ka rezultuar me një viktimë dhe tre të plagosur rëndë në Itali.

Sipas mediave të huaja, viktima dhe të plagosurit janë me origjinë shqiptare.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në via Aldo Moro në një lokal në qendër të Frosinone.