A jeni gati për takim me Vuçiqin? Kurti: Jam gati, më pëlqen marrëveshja

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se është gati takojë Presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq edhe pas zhvillimeve në Veri.

“Jam shumë gati sepse më pëlqen marrëveshja, njohja de facto, përfshirë edhe vetëmenaxhimin për komunitetin serb, të cilin do ta respektojë, sepse dua t’i mbrojë të gjithë serbët sepse jam edhe kryeministër i tyre” ka thënë Kurti në Bratisllavë.

“Po punojmë shumë për të gjetur rrugëdalje nga kjo situatë dhe mendoj se rruga për të dalë nga kjo situatë nuk duhet të jetë një rrugë me kthesa por një hekurudhë që do të thotë na duhen dy korsi, e para të dalim nga kjo krizë në veri që nënkupton sundim të ligjit, bandat ose duhet të shkojnë në Serbi ose në burg në Kosovë dhe pastaj të ulet prania policore në objektet e komunave dhe më pas të ndodhë normalizimi i situatës. Drejtimi i dytë implementimi i shpejtë dhe pa vonesa i marrëveshjs që e kami arritur” ka theksuar ai.

Kurti ka përsëritur se është i gatshëm të bisedojë me komunitetin serb por ka thënë se “ nuk mund ta kompensojë Presidentin Vuçiq për humbjen që Serbia si shtet i ka pësuar pë shkak të krimeve të Millosheviqit”