ZBULOHET BUSTI I VEPRIMTARIT PJETER JAKU

Në fshatin Ranoc të Komunës së Klinës sot është bërë zbulimi i bustit të veprimtarit dhe atdhetarit, Pjeter Jaku, i cili është vrarë me 7 janar 1945 nga pushtuesit serb.

I pranishëm në zbulimin e bustit ishte Kryetari i Komunës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga bashkëpunëtorë të komunës, qytetarë dhe familjarë të të ndjerit.

Me këtë rast Kryetari Elezaj theksoi se veprat e atdhetarëve të mosnënshtrimit ndaj okupatorit kanë forcuar ndjenjën atdhetare të shqiptarët dhe kanë dhënë shëmbull për brezat e rinj se si sakrifikohet për lirinë e atdheut.

Po ashtu, Kryetarit Elezaj, bashkë me bashkëpunëtorë dhe familjarë të të ndjerit, kanë bërë homazhe te lapidari i atdhetarit Llesh Gjon Lleshit.