Mikrobiologu Raka: Nëse ka fluks sezoni turistik është shqetësues, kufijtë s’duhet të hapen me secilin vend

Mikrobiologu Lul Raka ka thënë që në Kosovë, derisa po ndodhemi në fazën e tretë të lehtësimit të masave kundër pandemisë është e pritshme sipas tij, një rritje e rasteve me Covid 19.

“Lirimi i masave siç edhe ka qenë e planifikuar, ka filluar me 1 qershor dhe ishte e pritshme që të ketë një rritje të lehtë të numrit të rasteve. Kjo ka ndodhur”, ka thënë Raka në Info Magazine në Klan Kosova.

“Virusi është ne mesin tonë dhe duhet të kemi kujdes, ndërsa masat që duhet të merren varet prej qasjes të MSH-së dhe IKSHPK-së. Te numri i rasteve të reja, një faktor i rëndësishëm është struktura e rasteve ( a janë raste kontakte familjare) dhe fakti tjetër se a kanë nevojë për hospitalizim”.

Raka ka thënë që kufijtë nuk duhet të hapen menjëherë pa u bërë sipas tij, një situatë epidemiologjike.

“Masat izoluese janë rikthyer, pasi ka pasë rritje drastike të rasteve dhe tek tash Maqedonia e Veriut është në pikun e saj. Në Mal të Zi, gati një muaj është bërë që kur është mbyllur zyrtarisht pandemia”.

“Sezoni turistik është shqetësim, nëse mendojnë me pasë fluks. Shqipëria ka thënë që duhet ta parandalojnë fluksin nëse shkojnë me mijëra njerëz në vikend, përbën rrezik. Ata e kanë menduar gradualisht hapjen e plazheve dhe aty duhet të ketë kujdes”