Duel i pazakontë në mes të Prishtinës, gjarpri lufton me sorrën

Një duel i pazakontë ka qenë dje në Prishtinë.

Një gjarpër dhe një sorrë janë filmuar teksa po luftonin mes vete në trotuarin e kampusit të Universitetit të Prishtinës, ndërsa videoja u publikua nga “Vrojtuesit e lagjes”.

Siç shihet në video, korbi është ai i cili e ngacmon gjarprin, në disa raste duke i dalë edhe përpara për t’ia zënë rrugën.

Kjo i ka shqetësuar qytetarët, të cilët janë shprehur të frikësuar për sigurinë e tyre.