Nezir Osmani i zhdukur tash e dy vjet, policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Nezir Osmani i lindur në vitin 1963, banues në lagjen Kodra e trimave, tash e dy vjet është raportuar në Policisë nga familja si i zhdukur. Policia po kërkon nga të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrit 192.

Policia njofton se më datë 04.05.2021, në polici është raportuar për një person të zhdukur dhe bëhet fjalë për Nezir Osmani i lindur në vitin 1963, banues në lagjen Kodra e trimave.

“Që nga dita e raportimit deri më tani, njësitet policore të hetimeve, në koordinim me prokurorinë përkatëse dhe në bashkëpunim të ngushtë me familjarët, kanë ndërmarrë një varg veprimesh si : -intervistime të personave që mund të ndihmojnë në gjetjen e vendndodhjes së personit, kontrollimi i hyrje- daljeve, në të gjitha pikat kufitare, kërkime në zona që personi kishte frekuentuar zakonisht (ambiente të mbyllura dhe të hapura), analizimi dhe hetimi i çdo lloj informacioni që lidhet me personin etj. Po ashtu me datën 06.05.2023 ka filluar plani për kërkim ku kanë marrë pjesë gjitha organet e specializuara për kërkim shpëtim nga Policia e Kosovës , FSK si dhe Qendra Emergjente e Komunës së Prishtinës. Edhe pse veprimet dhe kërkimet policore janë duke vazhduar, pas marrjes së autorizimit nga ana e prokurorit të shtetit, nga ana juaj kërkojmë kontributin tuaj qytetar. Të gjithë ata që kanë çfarëdo lloj informacioni, që ndërlidhet me të, t’ia kalojnë ato policisë përmes numrit 192”, thuhet në njoftim.