Pas dy skandaleve të vjedhjeve, Selmanaj: Qeveria është e vendosur në luftimin e krimit dhe korrupsionit

Zëvendëskryeministri i Kosovës, Driton Selmanaj, ka reaguar pas vjedhjeve që ndodhën në dy ditët e fundit nëpër institucionet e Kosovës.

Në një postim në Facebook, Selmanaj i ka dalë në mbrojtje ministres së Financave, Hykmete Bajrami, derisa ka thënë se Qeveria Hoti, sipas tij, është tepër e vendosur në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Postimi i plotë:

Kushdo që e bën fajtore qeverin për krimet e kryera nga ndonjë nëpunës nëpër institucione, nuk ka njohuri themelore për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore.

Kushdo që kërkon dorëheqjen e Ministres Hykmete Bajrami, bën thirrje për dorëzim para krimit të organizuar, mashtruesve dhe keqpërdoruesve të parasë dhe pasurisë publike.

Qeveria Hoti është tepër e vendosur në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Beteja e tillë nuk është e lehtë, por kërkon mobilizim dhe bashkëpunim të madh ndër-institucional.

Mbështetja shoqërore e kësaj beteje, garanton çlirim më të shpejt dhe fuqizim të shtetit të së drejtës.

SHARE