Në vend të mbeturinave, do të shtrohet parking në Klinë, policia lehtëson punën

Klina.info ka raportuar disa herë për ndotjen e ambientit nga faktori njeri në qytetin e Klinës.

Sot, komuna ka nisur intervenimin e largimit të mbeturinave prapa disa objekteve banesore, në qendër të qytetit, ku do të bëhet një parking në kocka.

Por, kompanisë që është e kontraktuar për këtë, po u dalin në ndihmë edhe policët. Të njejtit po e kontrollojnë situatën dhe po largojnë veturat, për lehtësimin e punëve.