Sot zhvillohen pesë ndeshjet e javës së 34-të në Superligë

Pesë ndeshjet e javës së 34-të në elitën e futbollit kosovar do të zhvillohet në të njëjtën ditë, pra sot.

Ndeshja kryesore do të zhvillohet në Anamoravë me derbin e madh të futbollit të Kosovës mes Gjilanit dhe Dritës.

Kjo ndeshje njëherit do të jetë në një mënyrë edhe përcaktuese për fatin e Dritës në rrugën e tyre drejt titullit të kampionit këtë edicion.

Takim tjetër interesant do të zhvillohet në stadiumin e qytetit në Suharekë me Ballkanin që i bën konak Llapit.

Fitorja është e domosdoshme për Ballkanin në këtë duel, ngase çdo rezultat tjetër do ta favorizonte Dritën në garë për titullin e më të mirit.

Prishtina udhëton te Malisheva, Ferizaj dhe Trepça ’89 luajnë derbin e mbijetesës, ndërkohë Dukagjini luan në Skenderaj te Drenica.

Të gjitha ballafaqimet e sotme do të zhvillohen me fillim nga ora 15:00.