Shoqata e Gastronomëve kundër mbylljes totale të vendit

Paralajmërimi i kryeministrit, Avdullah Hoti, se vendi mund të shkojë drejt mbylljes totale, për shkak të rritjes së numrit të rasteve me koronavirus, ka hasur në kundërshti,

Përveç kryetarit të Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit dhe kryetarit të Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqit, mbyllja totale është kundërshtuar edhe nga Shoqata e Gastonomëve.

“Jo mbyllje”, thuhet në postimin e fundit të kësaj shoqate në faqen e tyre në Facebook.