Numër rekord i viktimave të koronavirusit në Itali

Autoritetet shëndetësore në Itali kanë publikuar shifrat e fundit gjatë 24 orëve me koronavirus,

Sipas autoriteteve, në 24 orët e fundit është regjistruar numër rekord i viktimave që nga fillimi i pandemisë, gjithsej 580 vdekje dhe 35 mijë e 98 raste të reja me koronavirus.

Që nga fillimi i pandemisë, 995 mijë e 463 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19, 363 mijë e 23 prej tyre janë shëruar, kurse 42 mijë e 330 persona kanë vdekur.

Aktualisht, në spitale janë të shtrirë 997 pacientë, 122 prej tyre kanë kërkuar trajtim në reparte të terapisë intensive.