Ukraina pretendon se ka vrarë 19.500 ushtarë rusë nga fillimi i agresionit

Ukraina ka publikuar raportin më të fundit sa i përket humbjeve që ia ka shkaktuar Rusisë si në njerëz ashtu dhe në makineri luftarake që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë.

Pretendohet se 19.500 ushtarë rusë të jenë vrarë dhe 1.923 mjete të blinduara janë shkatërruar nga ushtria ukrainase.

Pajisje tjera ushtarë janë “zhdukur nga faqja e dheut”, përfshirë 137 helikopterë, 725 tanke dhe 154 aeroplanë.

Muajin e kaluar, Rusia bëri të ditur se 1.351 ushtarë i janë vrarë në Ukrainë, derisa NATO vlerëson se mbi 15 mijë ushtarë rusë janë vrarë që kur Moska filloi pushtimin e Ukrainës gjatë 24 shkurtit.