Viti i ri shkollor, policia apelon për kujdes gjatë vozitjes

Sot ka nisur viti i ri shkollor në Kosovë, pas plot një muaji grevë në të gjitha institucionet arsimore publike.

Policia e Kosovës ka dalë me një apel për të gjithë shoferët nga të cilët ka kërkuar që të kenë kujdes të shtuar gjatë vozitjes.

“Ngadalësoni shpejtësinë e lëvizjes gjatë ngasjes së mjetit në zonën e shkollës”, thuhet në apelin e policisë.

Policia tutje ka theksuar se siguria rrugore është përgjegjësi për të gjithë.