13-vjeçari në Serbi sulmon me sëpatë një grua dhe djalin e saj

Një djalë 13-vjeçar ka sulmuar dhe plagosur mbrëmë me sëpatë një grua dhe djalin e saj.

Djali u dërgua në polici bashkë me prindërit e tij, shkruan Tanjug, transmeton Klankosova.tv.

Siç raportojnë mediet serbe, sulmi ka ndodhur në fshatin Radojevë të komunës së Beogradit.

13-vjeçari ka sulmuar një grua pesëdhjetë e shtatë vjeçare dhe djalin e saj shtatëmbëdhjetë vjeçar.